Dy persona të maskuar dhe me armë grabisin paratë e Maxi 24 te Rruga B

Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i vjedhjeve e grabitjeve.

Në shumicën e rasteve, të dyshuarit veprojnë si grup dhe arrijnë të kapin para të gatshme e gjësende të tjera.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë para mesnate tek Maxi 24, që gjendet në Rrugën B.

Gazeta Sinjali mëson se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në këtë market, në Prishtinë.

Cak i hajnave ishin paratë e marketit që funksionon 24 orë, ndërkohë shumë monedhave të vjedhura ende nuk dihet.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Lexo edhe:  Moti pamundëson aterimin e aeroplanit në Prishtinë, udhëtarët kthehen në Stamboll