Ish-polici mitrovicas la punën dhe shkoi në Suedi, tani kërkon të kthehet në punë

Pas tensionimit të gjendjes në veri të vendit, shumë ish policë po lajmërohen vullnetarisht të rikthehen në uniformën e shtetit.

Në mesin e tyre është edhe ish zyrtari policor nga Mitrovica, Isuf Brahimi, shkruan Jepi zë.

Ish polici Brahimi i cili tani jeton në Suedi, ka bërë ftesë publike ndaj udhëheqësve të shtetit, duke shprehur gatishmërinë për rikthim në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës:
Presidentes Vjosa Osmani
Kryeministrit Albin Kurti
Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla
Drejtorit të PK. Fehmi Hoti
Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet gjegjësisht në Policin e Kosovës nga zyrtarët sërb të cilët bojkotuan punën, kerkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policin e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!
Me respekt Isuf L. Brahimi

Lexo edhe:  Aksident trafiku te ‘Lesna’ në Prishtinë, vetura godet këmbësorin