Vdes papritur sportisti i Kosovës

Lajmi i hidhur për notin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.

Ka ndërruar jetë papritur ish notari Shpend Januzi.

Ish presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti dhe aktualisht trajner, ka konfirmuar lajmin.

“Sa shumë na mërzite sot Shpend!

Nuk e prita që zgjohem me këtë lajm të trishtueshëm Kampion, e prita që të takohemi e të bisedojmë për

Maratonën e Notit të kësaj vere por kështu e paska jeta!

“Ndihem mirë qe te kisha familjar, shok, sportist, në veçanti ishe njeriu fisnik, nuk kam fjalë të përshkruaj sa i mirë që ishe Kampion!

Ngushëllime familjes së ngushtë e të gjithë atyre që e njohën!!

Përjetësisht nga unë dhe të gjithë sportistët e Klubit të Notit ‘Orllani’, ka njoftuar Haliti.

Lexo edhe:  “Fluturimet dështojnë, veç 2 sportele në funksion”, qytetarët irritohen nga menaxhimi i dobët i LIMAK’ut me aeroportin “Adem Jashari”