Ky është personi që dyshohet se dhunoi 20-vjeçaren në Kaçanik, ndalohet për 48 orë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave ka marrë përmasa shqetësuese.

Ato keqpërdoren në forma të ndryshme, kërcënohen e shantazhohen dhe dhunohen seksualisht.

Dhunë seksuale ka përjetuar edhe një vajzë 20 vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Liridon Malsiu, 24-vjeçar, i cili është arrestuar në Kaçanik.

Si ndodhi rasti?

E gjithë ngjarja ka ndodh të dilën në mbrëmje, derisa vajza ishte së bashku me të dyshuarin në veturë, ai e ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës.

Liridon Malsiu dyshohet për veprën penale ‘Dhunimi’, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh

Lexo edhe:  “E kam rahatu një person, t’rahtoj edhe ty”/ Kërcënohet me jetë drejtori i spitalit të Gjakovës, i dyshuari burri i punonjëses shëndetësore