Aksidenti në Slivovë, lëndohen gjashtë persona

Janë lënduar gjashtë persona në një aksident mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht ne fshatin Slivovë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.

Lexo edhe:  Sondazhi i fundit: Kjo është përqindja e përkrahjes popullore që e kanë partitë momentalisht