Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi shfaqen në veri, përcjellin heqjen e bilbordeve të Vuçiqit e Putinit

Dy ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi kanë dalur sot në terren për të parë nga afër heqjen e bilbordeve me imazhet e Vuçiqit dhe Putinit në Zveçan.

Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë” shkroi Sveçla në njoftim.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Vushtrri, vdes një burrë