Podujeva ndalon posedimin e telefonit nga nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë orëve mësimore

Komuna e Podujevës ka marrë vendim që të ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim do të vlejë për nxënësit, mësimdhënësit, stafin profesional dhe punëtorët tjerë në ambientet e institucioneve edukativo – arsimore të nivelit parauniversitar në Podujevë.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten