Vdes një zyrtar i SHKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë njëri nga zyrtarët e këtij institucioni.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj. Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”, thuhet në njoftimin e SHKK.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”.

 

Lexo edhe:  Ja kush është e dashura e Robert Berishës