Tragjedia në Mitrovicë: Ky është i i dyshuari që shtyri në vetëvrasje të fejuarën e tij 19-vjeçare

Mbrëmjen e së enjtes qyteti i Mitrovicës dhe e gjithë Kosova u trondit nga vdekja tragjike e 19-vjeçares, nga fshati Vinarc i Epërm. Betina Ymeri kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale në të cilën ndodhej shkaku i kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Ky i fundit është arritur që të arrestohet sot nga Policia e Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për shtytje në vetëvrasje, është Leotrim Shala, po ashtu 19-vjeçar.

Shala është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Shtytje në vetëvrasje’ dhe ‘Ndihma në vetëvrasje’.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 19-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe dhe veprimet tjera pritet të ndërmerren nga Prokuroria.

Ndryshe, sipas informacioneve të para mbi këtë rast tronditës, vajza ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Parashikimi i çuditshëm: 500 mijë kosovarë do të largohen nga Kosova