Kompania private në Kosovë shpërblen punëtorët e saj me nga 1 mijë euro për çdo lindje!

“Meka” ka vendosur t’i shpërblej punëtorët e tyre për çdo lindje të fëmijëve

Në një vendim të nxjerrur sot, “Meka” ka vendosur t’i shpërblej me nga 1 mijë euro për çdo fëmijë të lindur.

E gjitha çka kërkohet nga punëtorët, si kriter për të marrë këtë dhuratë është certifikata e lindjes, raporton 02Press.com

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga dita sotme 10 Shtator 2022 do të punësuari në kompaninë MEKA Halal Food i cili do të ketë lindje të fëmijëve do t’i jepet dhuratë nga kompania 1000 EURO për fëmijë, nëse
lindin bineq 2000 EURO e kështu më radhe.

Kjo shumë do t’u jepet në momentin e prezantimit të certifikatës së lindjes.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë

Një vendim i tillë ka hyrë në fuqi nga dita e sotme në këtë kompani, e cila tashmë njihet për mbështetjen e punëtorëve.

Lexo edhe:  Vrau djalin e tij për çështje pronësore, i akuzuari: I kërkoj falje familjes time