Kërcet grushti mes dy vëllezërve në Fushë Kosovë, intervenon Policia

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht.

Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para, por edhe për motive banale i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe në një familje në Bresje të Fushë Kosovë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Sinjali mëson se 27-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të vogël, i cili më pas ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Bazuar në dëshminë e 19-vjeçarit, pas një konflikti verbal me vëllain e tij, ai e ka rrahur duke e goditur me grusht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Paga e një punëtori në ndërtimtari në Kosovë arrin gati 2000 euro