Ky është shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Vushtrri, iku nga vendi i ngjarjes

Ekrem Maxhuni humbi jetën tragjikisht në moshën 56-vjeçari, pasi u godit për vdekje nga një kamion në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Stanoc.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin fillimisht iku nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur që ta identifikojë dhe i njëjti është arrestuar sot, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Hajrush Hasani, 46-vjeçar.

Arrestimin e Hasanit e ka konfirmuar sot për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për  përfshirje  në  aksident trafiku me pasojë fataliteti  i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, tha Zahiti.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë

Lexo edhe:  Nxirret i gjallë një person që ra në bunar në Shirokë të Suharekës