Vrasja e 52 vjeçarit nga Suhareka në Itali për 500 euro, flasin familjarët e viktimës!

Vrasja e Ragip Kolgecit në Trevisto të Italisë, pikëlloi familjen e tij në Vraniq të Suharekës.

Kumtin e zi ata e morën nga mbesa e 52 vjeçarit që gjendet në Itali.

Për rastin familja nuk ka shumë informacion veçse dyshon se përleshjes me thika i priu një borxh prej rreth 500 euro që disa ish punëtorë nga Samadrexha ia kishin të ndjerit.

Familja Kolgeci mohon se ishin në dijeni për këtë mosmarrëveshje.

E i ndjeri para një muaji e gjysmë shkoi nga Kosova në Itali, ku me vëllanë e nipat që mbetën të plagosur punonin si suvatues.

Detajet e varrimit ende nuk dihen meqë pjesa tjetër e familjes në Itali po merret me procedurat.

Lexo edhe:  Hysni Gucati del nga operacioni 6-orësh, djali i tij flet për gjendjen shëndetësore të babait