Zhdukja dhe shfrytëzimi për prostitucion i 16-vjeçares nga Skenderaj, këta janë dy të arrestuarit

Më herët është raportuar për zhdukjen e një 16-vjeçareje nga Skenderaj, që pas raportimit të rastit u zbulua se ajo dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion. Për këtë rast tashmë janë arrestuar dy persona, teksa vajza është gjetur në Vranjevc të Prishtinës. Por kush janë dy të dyshuarit?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat që u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në këtë rast janë Qëndrim Murtaj, 24-vjeçar dhe Floralb Zeka, 19-vjeçar.

Për këtë rast ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me ç’rast ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve.

Si u zbulua rasti?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë dhe kanë dhënë detajet se si u zbulua rasti.

Fillimisht Sinjali mëson se një burrë nga fshati Makerrmal i Skenderajt, para katër ditësh ka raportuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte asnjë informacion për fatin e saj. I frikësuar se i ka ndodhur diçka, prindi ka vendosur ët kërkojë ndihëm nga Policia duke e denoncuar rastin.

Në deklaratën e tij, ai ka rrëfyer se kjo nuk është hera e parë që po përballet me një situatë të tillë. Bazuar në dëshminë e dhënë para hetuesve, burimet thonë se e mitura ishte larguar edhe para një viti nga shtëpia e saj.

Në anën tjetër kërkimet për të miturën kanë vazhduar, derisa e njëjta është gjetur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë dhe prej aty është dërguar në Emergjencë në Mitrovicë për t’iu nënshtruar kontrolleve, e më pas pritet të jap deklaratë para hetuesve.

Sinjali mëson po ashtu se tashmë kanë dëshmuar disa persona në lidhje me këtë rast dhe së shpejti pritet të merren edhe veprimet e tjera për zbardhjen në plotni të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe:  Kosovari ia kris rreth 10 herë kallashnikovit në dasmë, nuk e shijon festën pasi ndalohet për 48 orë

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.