Mërgimtarit i bëhet 450 euro më shtrenjtë rruga për Kosovë: E dënojnë keq në Kroaci
Një mërgimtari që po vinte për Kosovë, i doli rruga 450 euro më e shtrenjtë.
Kjo pasi që ai u dënua nga policia në Kroaci, për thyerje të kufizimeve të shpejtësisë.
Dënimin, ai e ka publikuar vet në një postim në Facebook.
Kujtojmë që është rritur fluksi i mërgimtarëve që po vijnë për pushimin e festave në Kosovë.
Kolonat nga ardhjet janë krijuar që prej disa ditësh, ndërkohë që pritet që kjo fundjavë të mbush Kosovën me mërgimtarë.