Ardhja e mërgimtarëve, kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare

Foto: Ilustrim

Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen edhe kolona në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në 40 minuta ndërsa për të dalë deri në 10 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në 30 minuta ndërsa për të dal deri në 5 minuta.

Gjendje pak më e qetë shihet në pikat tjera kufitare ku hyrjet e daljet janë deri në 5-10 minuta.

Lexo edhe:  Sulmoi fizikisht gruan dhe fëmijët, në pranga prishtinasi