Graçanicë: Serbët gjuajnë me armë mollën e vendosur në shënjestër për të marrur nuse (VIDEO)

Dhëndri më i ri i familjes Krstiq nga Preoci i Graçanicës, gjuajti me një armë gjuetie kur shkoi për të marrë nusen.

E një qytetar, me të parë aktin e gjuajtjes më armë gjuetie, lajmëroi organet e rendit. Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes, e që lajmëruesit i kishin thënë se veprimi i dasmorëve ishte normal.

Pavarësisht kësaj, i zoti i shtëpisë i tha Klanit se meqë organet e rendit kanë shkuar në familjen e tyre, menjëherë janë paraqitur në stacionin policor, ani se armën e kishin me leje.

Klan Kosova kontaktoi me Policinë në Graçanicë, të cilët thanë se vetëm kanë kryer punën e tyre derisa ajo rajonale në Prishtinë nuk ktheu përgjigje në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Plagosje e dyfishtë në Rahovec