15-vjeçarja nga Podujeva që kujdeset për 150 krerë dele

Në fshatin Dumnicë e poshtme të Podujevës, jeton Alma Aliu 15 vjeçe, e cila kujdeset për 150 krerë dele.

Sapo kthehet nga shkolla, ajo i nis delet drejt livadhit që gjendet afër shtëpisë së saj.

“Shumë mirë kalojë, mu lodh asnjëherë nuk jam lodh është një jetë shumë e mirë si në shkollë poashtu edhe në shtëpi. Jam e lumtur që i kam delet, nuk me prek asnjë gjë në jetë mem thanë ti ki dele, anej knej nuk me intereson. Kjo është puna jem që e bëj zakonisht çdo ditë. Dal i rujë nëpër këto livadhe që po i sheh, edhe i vendosi me flejt edhe përfundon gjithçka”, tha Alma Aliu oër T7

15-vjeçarja i gëzohet ardhjes së pranverës, pasi që e ka më të lehtë  të kujdeset për to.

“Në kohën e dimrit është më e vështirë me i menagju se duhet veç brenda, me iu qit sane e drithëra edhe gjithçka. Sa i përket pranverës e verës është ma lehtëse vec i qet në livadh”, shtoi ajo.

Dashurinë që ka për to është e madhe, e mundohet ta shprehë në mënyra të ndryshme.

“Unë për dele jam në gjendje me bo gjithçka, muna me dhanë edhe jetën tem vec kto mu ndi shumë mirë”.

Alma, është më e vogla e familjes dhe kur të rritet ëndërron të bëhet këngëtare.

Për ta ndjekur rrëfimin e saj, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

VIDEO:

 

 

Lexo edhe:  Tragjike: I mituri dyshohet se u ther për vdekje, humb jetën në Spital