Vdes personi që u godit më 5 korrik nga rrufeja

Personi i cili u godit nga rrufeja më 5 korrik në Fortesë të Rahovecit ka ndërruar jetë në QKUK.

Bëhet fjalë për personin me inicialet F.G.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00.

Gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën.

IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima

Lexo edhe:  Aksidentohen në Jezercë dy turistë kroat, një prej tyre dyshohet se ka humbur jetën