OVL-UÇk organizon protestë pasi Gjykata Speciale i ndaloi vizitat për Thaçin, Veselin dhe Selimin

Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protesta kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, që pritet të vizitojë Kosovën me 29 nëntor.

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, ka shkruar në Facebook se protesta kundër Trendafilovas do të organizohet në orën 14:00, pasi sipas tij, ajo s’ka reaguar ndaj ndalesave për vizita në Hagë.

“Para më shumë se dy muajve, ose më saktë më datat 16 e 17 shtator 2023, mua dhe dy shokëve të të kryesisë së OVL UÇK-së dhe një shoku të Këshillit Drejtues na është refuzuar vizita në Hagë me arsyetimin se terminet janë të zëna në këto data, e që e vërteta është se nuk ishte ashtu. Këto shkelje më pastaj i kam treguar edhe në një emision në tv. D.m.th që kufizimet ose ndalesat që bëhen nuk janë të kohëve të fundit, por janë më të hershme, dhe kryetarja e DhSK-së znj. Ekaterina Trendafilova nuk është marrë fare me këto shkelje flagrante”, ka shkruar Klinaku.

Lexo edhe:  Avokatja trondit me deklaratën: Nëse e çon burrin në Polici e i kthehesh, ti e dashuron dhunuesin, po ki nevojë për dhunim