‘U dhezen alarmat e t’na boni horë”: Valon Syla tregon një rast kur Nexh Spahiun e kanë zënë në Slloveni duke vjedhur telefona

Gazetari Valon Syla në një shkrim të tijin rreth kontroversës së fundit të ndërlidhur me Nexhmedin Spahiun dhe kredencialet e tij të supozuara akademike, e shtoi edhe një ndodhi rreth tij dhe gishtave të tij të lehtë.

Syla s’kurseu batutat e as vlerësimin e tij rreth gjendjes emocionale të Spahiut e sa për kredencialet e tij akademike s’brengoset aq, jo aq sa i përket tipareve të personalitetit tij dhe kredibilitetit profesional.

Dy shembuj nga përvoja e tij e gjatë në media i shtjelloi Syla në shkrimin e tij në rrjete sociale që sipas përshkrimit nuk ishte i vetmi dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

“Në një vizitë të gazetarëve në Slloveni diku kah viti 2004, i pat vjedh do telefona fix të zyres. E te nxunen, kur u dhezën alarmat tu dal prej dere, me nja 4 a 5 në një çantë, e t’na boni horë para botës dhe nikoqirëve aty… kur na hallakatën krejtve si hajna sherri i tij.”

Tutje ai shtoi se si producent në një televizion si producent ishte rregull që Spahiu mos të ftohej në emisione, kredibiliteti dhe kompetenca si kriter.

“Sa kam qene Drejtor dhe Producent nê Klan Kosovë stafi i udhëhequr nga une, e ka pas të ndalume me i ftu disa musfirë, që janë konsideruar jokompetent dhe jokredibil… kesaj liste i ka pri Nexhmedin Spahiu… personalisht mendoj që nuk është mirë psiqikisht dhe nuk ka fort rëndësi shkalla apo thirrja e tij akademike. Aq ma keq nëse paska rrejt edhe për këtë pune”.

Lexo edhe:  “Ah bre motër na e djege shpirtin” – Gruaja që vdiq në Lepenc, motra e ish-kampionit të boksit