Lirohen Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e dyshuar të ATK-së për përfshirje në mashtrime

Zyrtarët e ATK-së dhe biznesmeni nga Prizreni, Feim Pulaj, të arrestuar gjatë aksionit të së martës nga Krimet Ekonomike, kanë dalë sot para Gjykatës, ku është mbajtur seanca dëgjimorez

Siç mëson Sinjali ekskluzivisht, 13 të ndaluarit janë liruar dhe ndaj tyre është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit dhe është caktuar një masë alternative.

Të njëjtat burime thonë se trupi gjykues ka vendosur që ndaj tyre të caktojë masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se “zyrtarët tatimorë të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurove, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B. ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, dhe – shmangie nga tatimi, dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së zbritshme në shumën 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur.”

Lexo edhe:  Tre burra kundër një gruaje: Këta janë anëtarët e familjes Bacaliu nga Malisheva që dyshohet se rrahën 32-vjeçaren