Gjykata Speciale publikon vendimin, ia ndalon vizitat Thaçit, Veselit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka marrë vendim që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet.

Ky vendim i Gjykatës erdhi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendoi se të akuzuarit k kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë nga dëshmitë e tyre për personat që i vizituan.

“Pas kërkesës së ZPS-së në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, Trupi Gjykues II ka urdhëruar disa masa të përkohshme për kufizimin e komunikimeve dhe të vizitave që mund t’u bëhen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Trupi Gjykues ka vendosur se këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit. Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së”, thuhet në vendim e Speciales.

Lexo edhe:  Imami llapjan: Shkurte Fejza simbol që na ka frymëzu, hoxha edhe 10 kapuça me i pasë s’e di kush shkon në “xhehnet”