Këto ishin mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit që u dogjën në IML
Të mërkurën u raportua se janë djegur mustaqet e komandantin, Adem Jashari dhe mbetjet mortore të Isa Boletinit.
E sot gjatë ditës Doktori, Pleurat Sejdiu ka publikuar foto të mustaqeve dhe kockave të gishtit të Isa Boletinit.
Këto koleksione janë marr dhe ruajtur nga mjeku ligjor Dr. Arsim Gerxhaliu në zyrën e tij në IML, e cila u dogj para dy ditësh. Dyshohet se zjarri i ka djegur edhe këto koleksione të çmueshme.
Edhe mjeku ligjor Dr. Arsim Gërxhaliu kishte folur lidhur me këtë çështje.
“Unë u ndala. Murati si Murat të lexon në sy, nuk pat nevojë as me fol. Dhe më tha doktor ky është i yti, e ti merr çka dush. E mora krahun e djathtë të mustaqeve, pak zylyf dhe dhëmbin e syrit të komandantit. I kam ato, bile ka qenë interesant edhe kur e kam bërë identifikimin e Isa Boletinit. Familjarët kur erdhën me marrë, thash një dhembë për kujtim. Tha e kemi ditë që ki me kërku diçka se e dimë që i ke mustaqet e komandantit dhe dhëmbin, por thanë familja ka vendosur edhe diçka tjetër me të dhënë përveç dhëmbit. Gishtin që ai ka gjuajtur 35 vjet. Thjesht ato janë disa gjëra që lidhen shpirtërisht. I mbaj në Institut në zyrën time. Edhe të komandantit Zahir Pajaziti e kam një dhëmbë”, kishte rrëfyer Gërxhaliu në emisionin “Frontal” në T7.