Aksident në magjistralen Pejë-Mitrovicë: Lëndohen 12 nxënës dhe dy shoferë

Sot në mesditë në magjistralen Pejë-Mitrovisë kishte një aksident trafiku.

Në lidhje me këtë aksident ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ta se me të marrë informatën policia kanë dalë në vend të ngjarjes dhe aty kanë evidentuar se të përfshira në aksident ishin një veturë dhë një kombi-bus i cili po barte nxënës.

Gashi tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve.

Zëdhënësi tutje tregoi se të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve, Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, shtoi ai.

Lexo edhe:  “S’guxon me shku n’punë, s’del e gjallë” – burri në Fushë Kosovë kërcënon bashkëshorten e tij