Dyshohet se vodhi derivate nga një kamion, bie në pranga 45-vjeçari në Podujevë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar një person në Podujevë, i cili dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme të derivateve nga një kamion.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 45-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes inxhinieri i njohur mitrovicas