Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen dy persona

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri nga një veturë.

Sic njofton policia rasti ka ndodhur në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë  30.04.2024 – 14:45. Janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Hyjnë në grevë punëtorët e flotacionit të Trepçës në Kishnicë