Nëna raporton vajzën e saj në Polici për dhunë psikike

Një grua është ankuar në polici të mërkurën në Prishtinë, pasi që e njëjta është duke pasur dhunë psikike nga vajza e saj.

Sipas raportit të policisë, e dyshuara është sjellë në polici por nuk është deklaruar për rastin.

Policia ka bërë të ditur se e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 30.04.2024 – 11:25. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se vazhdimisht është duke pasur dhunë psikike nga vajza e saj. E dyshuara është sjellë në polici ku ka refuzuar të deklarohet. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Shoferja godet me veturë policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes