16-vjeçarja që u raportua e zhdukur gjendet duke bashkëjetuar me një burrë, nisin hetimet ndaj tij

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre. Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të tillë, që është denoncuar në Gjakovë.

Një vajzë 16 -vjeçare ishte larguar nga shtëpia të martën dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, derisa babai i saj kërkoi ndihmë në Polici dhe si rezultat sot u lokalizua vendndodhja e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është gjetur në një fshat në Prizren, duke bashkëjetuar me një 36-vjeçar.

Sinjali mëson se e mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se nuk është abuzuar nga i dashuri i saj.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Ndërsa ndaj 36-vjeçarit është iniciuar rasti nën dyshimet se ka kryer veprën pemnale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Lexo edhe:  77-vjeçari në Lipjan denoncohet për dhunë nga gruaja me të cilën bashkëjetoi, ajo refuzon të kthehet me të