Publikohet videoja, treni ndan në dysh autobusin

Një tren është përplasur me një autobus, duke ndarë në dysh mjetin e transportit që po qëndronte në hekurudhë.

Ngjarja ka ndodhur në Bergen op Zoom të Holandës dhe fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar.

Sipas dëshmitarit që regjistroi me celular aksidentin, autobusi që kishte ngecur mbi hekurudhë nuk kishte pasagjerë, por vetëm shoferin.

“Shoferi zbriti dhe me duart e ngritura po mundohej të paralajmëronte trenin, por nuk ia doli mbanë”, tregoi për Reuters dëshmitari.

Lexo edhe:  Interex mashtron konsumatorët, çmimet ndryshe në rafte nga ato që paguajnë