Radojçiq shfaqet në publik, shkon në MUP-in serb

Njëri prej organizatorëve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojçiq është shfaqur në publik, pas 6 ditëve.

Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë.

I shoqëruar nga avokati i tij, ai ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“… me qëllim që në cilësinë e qytetarit të japë një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023”, shkruan Novosti, transmeton Indeksonline.

Lexo edhe:  “Kom me jau hjekë krytë thikë” - E mitura në Skenderaj kërcënon familjarët që e raportuan të zhdukur, dyshohet se u keqpërdor seksualisht