Origjinali kushton rreth 2 mijë euro, Durmishi thotë se e ka blerë xhaketën 100 euro në Fushë Kosovë

Numri i dy i Infrastrukturës u pa me numrin një të këtij dikasteri duke inspektuar rrugët e mbuluara nga bora në mesnatën e së dielës. Më e pazakontë sesa borë e parë ishte xhaketa e Durmishit, e firmës ‘Canada Goose’. Produkti origjinal i kësaj xhakete kushton 1,600 euro. Megjithatë, Durmishi ka mohuar për Insajderin se e ka blerë aq, duke thënë se i ka kushtuar 100 euro.

Gazeta Insajderi është interesuar për ta pyetur Durmishin nëse xhaketa është origjinale apo imitim përmes një thirrje telefonike. Ai ka thënë se e ka blerë 100 euro në një butik në Fushë Kosovë.

“Këtë jakne e kom ble 100 euro në Urban Style në Fushë Kosovë, mundeni me shku me pytë sa kushtojnë këto jakne, as s’më ka interesu çfarë firme është, e kam ble m’u duk e mirë për dimën, para një kohe. S’kom mundësi me ble jakne 2 mijë euro, edhe po t’i kisha nuk do ta kisha ble”, deklaroi ai.

Durmishi është pyetur nga Insajderi edhe për çështjen e imitimit të produktit origjinal, që përbën vepër penale, mirëpo ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të flasin ata që shesin këto produkte.

“Kjo është çështje që duhet me u marrë me ata që shesin këto. Besoj, me letra janë në rregull [butiku]”, ka

Fotografitë me xhaketë ai i ka publikuar mbrëmë në ‘Facebook’ përkrah ministrit Aliu, teksa ka thënë se “organizimi i mirë” dhe “puna e palodhshme” po bëjnë që rrugët të jenë të kalueshme në mesnatë.

“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora. Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë”, ka shkruar Durmishi.

Lexo edhe:  SHBA u bën thirrje serbëve të tërhequr që t’u kthehen institucioneve të Kosovës