Kjo është BMW-ja në të cilën humbën jetën katër persona mbrëmë në aksident

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime. Për pasojë, katër persona kanë humbur jetën dhe dy persona janë me lëndime serioze në QKUK.

Vetura në të cilën humbën jetën katër viktima ishte e modelit BMW Seria A dhe ishte pronë e të riut që humbi jetën mbrëmë, Arlind Isufaj.

Përveç 21 vjeçarit Isufaj, në aksident kanë humbur jetën edhe Mergim Behluli 23-vjeçar, Armend Muhadini 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që kërcënoi me vrasje policin në Prizren, momenti kur arrestohet