Mehaj për Policinë: Kur ju duhem na doni shumë; tash po e shihni sa na duhen dronat

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka reaguar të gjithëve që kanë pasur kritika për Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj thotë se djemtë e Policisë së Kosovës, jo vetëm që na zbardhën fytyrën, por edhe treguan vlerën e vërtetë të tyre.

Mehaj shtoi se është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në NATO, duke deklaruar se madje as 10 mijë euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rolin e rëndësishëm të policëve.

“Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë” ka thënë mes të tjerash Mehaj.

Mehaj ka sqaruar 4 pika të rëndësishme, gjithashtu: ekzistimin e fondit të sigurisë, funksionimin e dronave, përkushtimin ndaj Policisë dhe koordinimin me aleatët amerikanë.

Ky është reagimi i plotë i Mehajt:

Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë.  Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta  e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë. Prandaj është kritike që Kosova të marrë PFP dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë ketyre djemve tane ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë mes tri veturave në Drenas, ambulanca në vendin e ngjarjes

1. fondi i sigurisë ekziston edhe është për të gjitha institucionet e sigurisë

2. thoshit pse dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen.

3. shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme.

4. koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm.

Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i cmuar i tërë Kosovës.