PSD-ja asesi të zbrapset, paralajmërojnë aksione në ditët e ardhshme

Pas aksionit ndaj ministrit të Finanacave Hekuran Murati, aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi thotë se aksionet e këtij subjekti nuk do të ndalen.

Nushi thotë se pas aksionit ndaj ministrit Murati morri mesazhe mbështetëse e edhe kërcënuese, një prej të cilëve e bëri publik.

“Jo nga frika sepse jam mësu me këso mesazhe veç dojsha me pa sesi reagon policia, sepse po e shohim kur po kërcënohet në Facebook një zyrtar i kësaj qeverie po rrethohen shtëpitë po arrestohen njerëz, ndërsa kur po kërcënohet opozita nuk po ka asnjë reagim” tha ai për Klan Kosova.

Ai tha se që nga ky muaj do të ketë më shumë aksione të ngjashme, dhe se së shpejti do të shpalosin edhe programin e politikave sociale që do ta prezantojnë në çdo qytet.

Sipas Nushti opozita parlamentare është në gjumë dhe Kosova, përballë një qeverie, siç e quajti arrogante, ka nevoje për një opozitë aktive.

Lexo edhe:  Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë, një person shihet i shtrirë në rrugë