Nipi i Luan Krasniqit shpallet kampion i Gjermanisë, mposht kundërshtarin me një goditje

Boksieri Ardian Krasniqi është kampion i Gjermanisë (BDB), pasi mposhti gjermanin Deniz Altz, të shtunën në Magdeburg të Gjermanisë.

Ardianit, nipit të legjendës Luan Krasniqit, nuk i është dashur shumë kohë për të mposhtur gjermanin, i cili qysh në rundin e parë u dorëzua në duel me Krasniqin, shkruan LIG Sport.

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e goditi në bark kundërshtarin i cili nuk i përballoi dhimbjeve dhe u detyrua të dorëzohet, pasi edhe gjyqtari numroi deri në dhjetë.

Kujtojmë që ky meç ishte për brezin Kampion të Gjermanisë – BDB.

27-vjeçari nga Juniku, bën një tjetër hap të madh në karrierën e tij të boksit profesionist.

https://x.com/lig_sport/status/1705687144973357535?s=46&t=rghxbhIib6aUyy2kaHdAaw

Lexo edhe:  Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri