Vritet një polic në veri, një tjetër i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjske të Zveçanit.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se në një pritë në këtë fshat është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.

Grupe kriminale serbe kanë sulmuar Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit së të dieles.

Lexo edhe:  “Respekt për bukuroshen”: Lulzim Hetemi nga mbyllja e gjatë në Komunë nis të komentoj edhe modelen kosovare