Vritet një polic në veri, dy të tjerë janë dërguar në spitalin e Mitrovicës

Një polic është vrarë e të paktën dy të tjerë janë plagosur në veri.

Burimet ende të Klan Kosovës të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Banjskë.

Sipas të njëjtave burime, persona të uniformuar e kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të automjetit policor.

Raportohet se Polici i vrarë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës. Gjithnjë sipas burimeve sulmuesit janë barrikaduar në një objekt fetar në Banjskë.

Lexo edhe:  Raportohet për gjuatje me armë gjatë natës, përforcim i barrikadave dhe pengim i punës ndaj gazetarëve