“Albini i vogël” përkrahë iniciativën e opozitës për formimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca për dallim nga kolegët e tij të partisë, ka deklaruar se e përkrahë formimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.
“Konsideroj që janë dy çështjet kryesore që duhet t’i trajtojmë për këtë pikë: e para, publiku ka të drejt ta dij, në detaje se çfarë ka ndodhur, qoftë nga gjyqësori apo legjeslativi, e dyta besoj se është në kuadër të punës së deputetëve që t’i shërbej interesit publik, duke shfrytëzuar mekanizmat të cilat garantohen me Kushtetutë. Prandaj në dritën e kësaj që thash, për t’i shërbyer interesit public, unë sot do ta përkrahë formimin e këtij komisioni hetimor.” – ka thënë ai.
Ndryshe formimi i këtij Komisioni, është inicuar nga LDK. Në anën tjetër nga LVV, po kundërshtohet fuqishëm kjo iniciativë (përveq deputetit Gjyshinca).