Lëndohen dy fëmijë te shkolla “Faik Konica”, u goditën nga rryma

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime tek shkolla fillore “Faik Konica”, pasi që janë goditur nga rryma.

Këtë e ka konfirmuar për “IndeksOnline” dhe zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti.  Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Postimi prekës i mitrovicasit, pas humbjes së motrës dhe dhëndrit në aksidentin tragjik në Çubrel: Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot