Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë. Kombëtarja shqiptare është në avantazh 1:0 kundër Polonisë pas 45 minutave të para të lojës. Jasir Asani realizoi eurogolin nga një distancë e largët në portën polake në minutën e 38-të. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë. Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Lexo edhe:  S’ndalet Zhegrova, e shënon edhe golin e dytë në ndeshje