Tifozi në Angli futet në fushë për ta goditur gjyqtarin e ndeshjes, ai merr vrapin

Skuadra e Portsmouth ka shënuar një fitore të madhe si mysafir në League One në Angli ndaj Port Vale me rezultatin minimal 0:1.

Gjatë këtij takimi ndodhi një moment tejet interesant.

Një tifoz i klubit vendas u fut në fushë dhe me vrap deshi të shkonte te gjyqtari për ta goditur.

Fati i mirë këtu ishte se gjyqtari i takimit pa se një tifoz po vinte drejt tij dhe filloi të vraponte në dhomat e zhveshjes.

Lexo edhe:  Pasi mposhtën Prishtinën, Bedri Hamza i dërgon “selam” Pejës