Dasmorët bëhen “llom” mes vete gjatë një dasme
Një sherr masiv ka ndodhur në një dasmë të zhvilluar në Manchester më 24 gusht, ndërsa tashmë janë publikuar pamjet e rënda.
Dasma madhështore ishte duke u mbajtur në Regent Hall kur një burrë iu afrua një të ftuari dhe e goditi atë në kapele. Kaq mjaftoi dhe nisi një sherr masiv, i cili ka zgjatur për rreth 6 minuta, deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.
Shkaqet e nisjes së sherrit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një nga të ftuarit pasi ka sulmuar fizikisht edhe një nga oficerët e policisë. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se fatmirësisht asnjë nga personat e përfshirë në sherr nuk ka pësuar dëmtime të rënda.