Bënin ‘gërdi’ në shtëpitë e mërgimtarëve në Ferizaj duke vjedhur, arrestohen tre të dyshuar

Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda në shtëitnë e mërgimtarëve në Ferizaj.

Deri te ky rezultat ka ardhur duke përdorur masa të fshehta të përgjimeve dhe vëzhgimeve ligjore që nga muaji prill 2023.

Policia njofton se fillimisht me datën 29.12.2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonal kanë arrestuar të dyshuarin A.XH (M/K) i moshës 23 vjeçar, ndërsa sot, datë 30.12.2023 rreth orës 07:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, P.K (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe A.K ( M/K) i moshës 30 vjeçar, me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në disa shtëpi të banimit ( kryesisht shtëpi të bashkatdhetarëve) dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘’Panorama’’ në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Policia po ashtu ka sekuestruar vetura, armë zjarri e gjësende të tjera të cilat dyshohet se ishin përdorur për t’i kryer vjedhjet.

“– 3 vetura

– 1 armë zjarri ,pushkë automatike

– 3 armë zjarri ( pistoleta)

– Sasi e municionit

– 1 dron

– 3 palë dylbi

– 3 radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftim.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit rajonal, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Pamje të frikshme nga Kroacia, stuhia lë të vdekur 2 persona