Alarmon gazetari/ Në marketin “Viva Fresh” bleva një bukë e cila ishte e mykur

Nuk janë aspak të rralla rastet ku konsumatorët e marketeve “Viva Fresh” ankohen nga produktet dhe çmimet e rreme nga rafti tek arka, shkruan Veriu.info.

Një rast e ka paraqitur edhe gazetari Venhar Isufi ku ka blerë një bukë në të cilën ka gjetur myk brenda saj.

Ai i ka bërë thirrje edhe Inspektoratit të Tregut që t’i rrisë kontrollet në çdo market./Veriu.info

Postimi i plotë;

Qytetare te nderuar,

Kujdes gjate blerjes se ushqimeve sidomos bukes, produktit me kryesor te cilin e konsumojme cdo dite,

Ne marketin “VivaFresha” e kemi blere kete buke ku gjate hapjes kemi rastisur ne buke te mykur, sic e shihni ne foto, ani pse ka qene me afat ne rregull,

Prandaj, kontrolloni gjithcka para blerjes sepse shendeti eshte primar, e keta qe nuk kane kujdes ndaj klienteve duhet te japin pergjegjesi per mbajtjen e ketyre produkteve te cilat rrezikojne jeten e qytetareve,

Inspektoret e tregut, duhet t’i rrisin kontrollet ne cdo market sidomos ne kete kohe krize ku ka mungese te produkteve baze!

Lexo edhe:  Lëndohet një i ri në vendin e punës në Ferizaj, substanca kimike i ra në sy – dërgohet me urgjencë në QKUK