Video / “Kemi me të mbyt”, polici kërcënon një person pasi dyshohet se goditi me motoçikletë një polic tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur një polic me motoçikletë.

Në pamjet e siguruara shihet derisa i dyshuari gjendet në veturën e Policisë, raporton Indeksonline.

Ai dëgjohet duke i thënë njërit polic se “më keni rreh më keni shajt me nanë”.

Më pas polici i thotë “krejt kemi me të mbyt. A e shkele policin majmun”.

Lexo edhe:  Këta janë dy të burgosurit që e rrahën brutalisht ‘shokun’ e qelisë së tyre në burgun e Sigurisë së Lartë