Tiranë, 20-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Policia bën me dije se në rrugën “Panorama” në kryeqytet është gjetur e pajetë nga familjarët një 20 vjeçare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Nesër i jepet lamtumira e fundit Ardian Latifit, mërgimtarit nga Vushtrria që vdiq në vendin e punës në Gjermani