Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Bardhosh, Policia në kërkim të tij

Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një përleshje me armë në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës.

Burimet e Sinjalit njoftuan se në këtë incident janë përfshirë disa persona, mirëpo vetëm njëri ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia tashmë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve lidhur me incidentin.

Sinjali ka mësuar emrin e të dyshuarit, i cili është Ekrem Shala, dhe Policia tashmë është vënë në kërkim të tij.

Burimet e Sinjalit, nga Emergjenca thonë së e viktima ka plagë në të dy duart, por është jashtë rrezikut për jetë.

Përleshje mes disa personave në Bardhosh të Prishtinës, dëgjohen edhe krisma armësh

02 Press do të ju mbajë të informuar për më shumë detaje.

Lexo edhe:  Mot i paqendrueshëm gjatë javës së parë të muajit Maj