Përleshje mes disa personave në Bardhosh të Prishtinës, dëgjohen edhe krisma armësh

Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një përleshje me armë në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës.

Burimet e Sinjalit njoftuan se në këtë incident janë përfshirë disa persona, mirëpo vetëm njëri ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia tashmë ka kryer kqyerjen e vendit të ngjarjes dhe ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve lidhur me incidentin.

Është intevistuar edhe viktima vetëm për të mësuar identitetin e të dyshuarit dhe tash Policia posedon informacione të mjaftueshme, thonë burimet.

02 Press do të ju mbajë të informuar për më shumë detaje.

Lexo edhe:  4-vjeçari përpinë monedhën, dërgohet në QKUK