Rrahje brutale në diskotekën “Hangover” në Gjakovë, një i lënduar rëndë dërgohet në QKUK

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë.

Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur ka ndodhur mbrëmë në diskotekën “Hangover” në Gjakovë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se pas një konflikti, disa persona janë rrahur mes vete.

Si pasojë e lëndimeve të marra, një person është dërguar në emergjencën e Gjakovës, kurse një tjetër në një gjendje më të rënduar është dërguar në QKUK.

Lexo edhe:  Bogdanoviq: Rakiq u rrah brutalisht nga “Brigada e Veriut”, i ka borxh të madh financiar kryeterroristit Milan Radojiçiq